BDI: Të paktën një rrogë për secilën familje

Në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut, BDI-ja premtoi se do të ketë të paktën nga një rrogë për çdo familje, transmeton Portalb.mk.

BDI-ja përsëriti premtimin se do të ketë 20 mijë euro grante për fermerët e rinj, 20 mijë euro hua shtetërore për banim dhe grante speciale kompani që do të punësojnë të rinjtë.

Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Naser Ziberi, premtoi se në mandatin e tij do të ketë barazi, multietnicitet dhe demokraci bashkëkohore. Ai gjithashtu kërkoi mbështetje edhe nga banorët maqedonas dhe etnitë e tjera.

“Ziberi nga banorët e këtij rajoni kërkoi mbështetje për këtë ide jo vetëm nga banorët shqiptar, por edhe mbështetjen e maqedonasve dhe të bashkësive tjera etnike”, raportojnë nga BDI-ja.

BDI-ja sot e zhvilloi fushatën “Realizo Ëndrrën” në Gostivar, Çegran, Forinë dhe Debresh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button