Koalicioni “Tash është koha”: Ulje të papunësisë në 10% dhe rritje ekonomike 4-5%

Aleanca për Shqiptarët me kryetar Ziadin Selën dhe Alternativa më kryetar Afrim Gashi, në kuadër të koalicioni parazgjedhor “Tash është koha”, premtojnë rritje ekonomike 4-5% dhe ulje te papunësisë në 10%, transmeton Portalb.mk.

“Programi ekonomik i koalicionit që do të sjellë “shtet për të gjithë”, parasheh rritje ekonomike prej 4-5%, ulje të papunësisë në 10% në mandatin e parë, hapjen e 25 mijë vendeve të punës në sektorin publik dhe privat, rritje të rrogës mesatare për të paktën 20 përqind e shumë prioritete tjera”, premtojnë nga koalicioni.

Ata njëkohësisht derisa zhvillonin takime me disa kompani të Tetovës, premtuan edhe lehtësim të procedurave burokratike, përmes decentralizimit të pushtetit. Në vizitë ishin Ziadin Sela, Adnana Neziri, Ilire Dauti dhe Hysni Ismaili, kandidatët për deputet nga Njësia 6-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button