Bie poshtë pista Daja, Gjoka rinovoi me Shkëndijën

Ernest Gjoka do të vazhdojë aventurën e tij te Shkëndija e Tetovës edhe sezonin e ardhshëm, transmeton SS.

Aventura e trajnerit shqiptar te skuadra që luan në kampionatin e Maqedonisë së Veriut ishte vënë në diskutim për shkak të rezultateve që kishte arrit Shkëndija deri në momentin e ndërprerjes së futbollit si pasojë e pandemisë, ku për shkak të anulimit të sezonit, titulli kampion shkoi në favor të Vardarit të Shkupit, por klubi tetovar ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me Ernest Gjokën.

Ish-trajneri i Kukësit dhe Vllaznisë ka rinovuar edhe për një tjetër sezon kontratën e tij me Shkëndijën dhe lajmi është zyrtarizuar nga bashkëshortja e trajnerit Edit Lako me një postim në rrjetet sociale ku e uron partnerin e saj për rinovimin. Bie poshtë kështu pista Ilir Daja për Shkëndijën me trajnerin aktual të Skënderbeut që ishte lakuar në media për të marrë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button