Akuzat për keqmenaxhim të situatës nga COVID-19, nisin hetimet ndaj ish-kryeministrit të Francës dhe dy zyrtarëve të lartë

Prokurori i Përgjithshëm në Francë një ditë më parë bëri me dije se ka nisur hetimi ndaj ish-kryeministrit Eduard Filipe i dorëhequr pak ditë më parë, ish-ministres së Shëndetësisë Anjez Buzin dhe pasardhësit të saj Oliver Veran.

Ata do të hetohen për mënyrën sesi menaxhuan krizën shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19. Tre ish-zyrtarët e lartë akuzohen për keqmenaxhim dhe vendimi i prokurorit është bazuar në rreth 90 ankesa të paraqitura kundër anëtarëve të qeverisë, ankesa të bëra nga mjekë, punonjës të burgjeve e institucioneve të tjera.

Ish-kryeministri Filipe rrezikon deri në dy vite burg dhe gjobë. Gjatë këtyre muajve, të shumta kanë qenë kritikat ndaj qeverisë franceze e cila është akuzuar se ka pasur mungesa të pajisjeve mjekësore për të përballuar pandeminë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button