Gjykata Administrative ende nuk ka vendosur se kush do të menaxhojë rrjetin e ujit të ngrohtë në Shkup

Gjykata Administrative ende nuk ka vendosur se kush do të menaxhojë rrjetin e shpërndarjes së nxehtësisë në kryeqytet në të ardhmen. SHA Sistemet energjetike të qytetit (SEQ) më 3 dhjetor 2019 ngriti padi kundër Vendimit të Komisionit Rregullator të Energjisë (KRRE) për ndërprerje të  procedurës për lëshimin e licencës për shpërndarje të energjisë termike, por deri më tani nuk ka asnjë vendim nga gjyqtarët administrativ, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

SHA SEQ informon për “Meta.mk” se ata kanë vetëm informacione që gjyqi ka filluar dhe se ata presin që Gjykata Administrative të anulojë vendimin e KRRE dhe t’ia transferojë menaxhimin e rrjetit për shpërndarje qytetit të Shkupit. Ata pretendojnë se Komisioni Rregullator i ka të gjitha dokumentet që e konfirmojnë SHA SEQ -Shkup si mbajtës të së drejtës për përdorim të përhershëm të rrjetit të ujit të nxehtë në qytet.

Përballë tyre Kryetari i KRRE Marko Bislimovski, një muaj më parë, doli me pozicion ndryshe.

– Për atje ku Sistemet Energjetike të Qytetit do të na tregojnë se ka asetet e veta fikse, mund të marrin licencë, por jo mund të ndodhë më shpejt, para së gjithash për Shkup Veri, ndërsa pastaj mund të ndodhë në pjesën e Hekuranës dhe në pjesën e Energjetikës. Për këtë duhet të merren vesh Sistemeve Energjetike të Qytetit dhe Energjetika, duke qenë se është pronësi e Centraleve të Maqedonisë së Veriut duhet të gjendet mënyrë e përshtatshme që ato fonde të mund t’u jepen në përdorim Sistemeve Energjetike të Qytetit – tha Bislimovski.

SHA SEQ informojnë se aktivitetet për lidhjen e marrëveshjes së qirasë për rrjetin e shpërndarjes në pronësi të ESM-Dega Energjetika nuk kanë filluar, por ato janë të gatshme dhe pritet një vendim i Qytetit të Shkupit. Megjithatë, ata theksojnë se kompania nën kujdesin e qytetit vjeshtën e kaluar ka parashtruar kërkesë për lëshimin e licencës për shpërndarje të energjisë termike për rrjetet e BEG dhe në Shkup Veri. Ata pretendojnë se SHA SEQ ka të drejtë të përhershme për të përdorur të dy rrjetet e shpërndarjes, të regjistruar në listat e pronësisë.

– Data e fillimit të veprimtarisë varet vetëm nga KRRE të RMV për kërkesën që tashmë e kemi paraqitur – thonë nga SHA SEQ.

Ndërsa vendimi se kush do të menaxhojë rrjetin e shpërndarjes së nxehtësisë është në duart e gjyqtarëve administrativë, dokumentet tregojnë se me vite nuk ka pasur zhvillim të rrjetit të shpërndarjes në Shkup. Gjatësia e rrjetit të ujit të nxehtë është vazhdimisht e njëjtë, 275 km, ndërsa tre rrjetet e ndryshme të shpërndarjes së nxehtësisë në Shkup nuk janë të ndërlidhura. Për këtë arsye, përdoruesit e ngrohjes qendrore në pjesë të ndryshme të qytetit paguajnë çmim të ndryshëm për energjinë termike dhe fuqinë e angazhuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button