MASh publikoi pyetësor me të cilin u bën thirrje prindërve të ndajnë përvojat nga mësimi në distancë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në hulumtimin gjithpërfshirës për ndikimin e pandemisë së Kovid-19 ndaj procesit arsimor në vend i përfshin edhe  prindërit dhe fëmijët, krahas mësimdhënësve drejt të cilëve para disa ditësh bëri thirrje për informata kthyese dhe krahasim të mendimeve dhe përvojave për realizimin e mësimit në distancë.

MASH sot për këtë qëllim u bëri thirrje edhe prindërve të cilët kanë fëmijë – nxënës në arsim fillor apo të mesër dhe në ueb-faqen e vet për ta vendosi pyetësor, në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

“Qëllimi kryesor i kërkimit është t’i përmbledhë të gjitha përvojat relevante dhe ta vlerësojë ndikimin gjithëpërfshirës të pandemisë COVID-19 në procesin arsimor në vendin. Nëpërmjet përfshirjes së të gjitha palëve të interesuara (ofrues dhe shfrytëzues të shërbimeve në sektorin për arsim) – drejtorë, mësimdhënës, prindër dhe nxënës, ky kërkim do të na jep pamje të drejtpërdrejt në përvojat dhe aspektet e ndryshme të rëndësishme të mësimit në distancë. Njohuritë e marra do të përdoren ekskluzivisht për analizën e situatës aktuale dhe për krijimin e planeve dhe aktiviteteve të ardhshme në politikën arsimore”, kumtoi MASH-i, transmeton MIA.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit, me mbështetjen e zyrës së UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Reaktor-Hulumtimi në aksion, zbatojnë kërkimin gjithëpërfshirës në shkollat fillore dhe të mesme lidhur me krizën shëndetësor dhe KOVID-19 e cila në një masë të madhe ndikoi në mënyrën në të cilën realizohet procesi edukativo-arsimor në vendin tonë.

MASH po bën strategji edhe për e-mësim nga shtatori dhe përgatiti projekt-version të Коceptit për zhvillim të sistemit për arsim në distancë në shkollat fillore dhe të mesme në vend. Dokumenti ka 66 faqe dhe përpunimi i tij është inicuar nga ndryshimet në mënyrën e realizimit të procesit edukativ-arsimor në nivel global për shkak të pandemisë së shkaktuar nga dukuria dhe përhapja e virusit KOVID-19.

Koncepti prej pardje është vendosur në ueb-faqen e MASH-it për konsultim publik dhe të gjithë që janë të interesuar të parashtrojnë propozime dhe sugjerime t’i dërgojnë në adresën elektronike: [email protected]  deri të premten, 10 korrik 2020.
Për shkak të rrezikut nga përhapja e infektimit me KOVID-19, mësimi në vitin 2019/2020 nga mesi i marsit deri në fund të vitit shkollor në qershor u realizua onllajn dhe me mësim në distancë përmes e-platformave të ndryshme.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në maj deklaroi se po shqyrtohet edhe skenari se si do të veprohet në fillim të vitit shkollor 2020/2021 nëse përballemi me rrethana të njejta po më të rënda nga pandemia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button