RMV, u publikua konkursi për vendosje të studentëve në vitin akademik 2020/2021

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e publikoi Кonkursin për pranim të studentëve të rregullt të regjistruar në studime deridiplomike në shtëpitë shtetërore të studentëve dhe objekte të tjera për vendosje në vend për vitin akademik 2020/2021.

Në 12 objekte akomodimi, të lira janë gjithsej 5419 vende. Prej tyre, për studentë të regjistruar në vitin e parë janë dedikuar 1083 shtretër, ndërsa për studentë të cilët janë regjistruar nga viti i dytë deri në vitin e gjashtë dhe për absolventë janë të lira 4336 vende.

Në pesë shtëpi të studentëve dhe objekteve akomoduese në Shkup, të lira janë gjithsej 4015 shtretër për studentë, prej të cilëve numri më i madh (1216) janë në shtëpinë e studentëve “Goce Dellçev”. Në Manastir ka 385 vende, në Ohër 226, Prilep 333 dhe në katër objekte në Shtip gjithsej ka 460 vende për vendosje.

Studentët të cilët paraqiten në Konkurs, duhet të plotësojnë paraqitje elektronike në faqen e internetit www.konkursi.mon.gov.mk dhe mund të konkurrojnë për pranim vetëm për  një shtëpi të studentëve.

Afati për paraqitje elektronike të studentëve nga viti i dytë dhe vitet më të larta do të fillojë më 27 korrik dhe do të zgjasë deri 17 gusht 2020, ndërsa afati për paraqitje elektronike të studentëve nga viti i aprë do të fillojë më 7 shtator dhe do të zgjasë deri 21 shtator 2020. Nëse mbeten kapacitete të zbrazëta vendosëse në ndonjë shtëpi të caktuar, paraqitja elektronike do të vazhdojë deri në përmbushjen e tyre, por më së voni deri 28 shtator 2020.

Për shkak të epidemisë me KOVID-19 dhe që të evitohen tubime masive dhe grupime, kandidatët të cilët konkurrojnë për shtëpi të studentëve, dokumentet do t’i parashtrojnë në shtëpinë e studentëve për të cilën paraqiten për vendosje, duke filluar prej 1 gushtit deri më 18 gusht 2020, përderisa studentët e vitit të parë dokumentet i parashtrojnë duke filluar prej 7 shtatorit deri më 22 shtator 2020.
Në Коnkurs është sqaruar mënyra në të cilën do të sistemohen shtretër për studentë, kushtet për pranim, dokumentet e nevojshme për konkurrim për vendosje dhe mënyrën dhe afatin e paraqitjes.

Sipas afateve për vendosje, studenti hyn në shtëpinë e studentëve duke filluar nga dita e marrëveshjes së nënshkruar me shtëpinë në të cilën është pranuar, por jo më vonë se 10 ditë nga shpallja e listës përfundimtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button