Dolek: Tregtarët në pritje të ligjit që kundërshton ekonominë e zezë!

Në fillim të 2013 tregtarët është dashur të fillojnë të punojnë me një ligj i cili do të rregullonte një herë për gjithmonë statusin e tyre, kështu të paktën u kishte garantuar ministri i ekonomisë.

Ekrem Dolek, nga Shoqata e tregtarëve, thotë se ka marrë premtimin se ligji do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve lokale.

‘Tregtarët kërkojnë së pari t’u zgjidhet statusi, të caktohet numri i tyre i saktë, e më pas t’u caktohen obligimet. Sipas gjitha rrethanave dhe premtimit të ministrisë së ekonomisë është dashur që në vitin 2013 ne të fillojmë të punojmë me ligjin e ri. Ministri Ekonomisë tani na ka thënë që ligji do të bëhet mbas zgjedhjeve lokale. Gjatë ndërtimit të këtij ligji ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Ekonomisë, dhe kemi ardhur te ai draft versioni që është tani, dhe është ashtu si e kemi kërkuar’ u shpreh Dolek.

Zgjidhje e statusit të tregtarëve është premtuar prej kohës kur me këtë dikaster udhëhiqte Fatmir Besimi.

‘Për neve është për tu habitur se si deri tani nuk është aprovuar ky ligj, këtu të gjithë humbin, më së shumti humb buxheti i shtetit, nëse rregullohet këto gjëra me ligj atëherë me siguri beneficionet më të mira edhe më të mëdha të kësaj pune do ti kishte vetë shteti. Jo vetëm në kohën e Fatmir Besimit, po ne prej 2005 kemi kërkuar rregullisht që të dihet një ligj i cili një herë e përgjithmonë do ta rregullojë këtë veprimtari edhe mos të jemi më ne gjithmonë ata të cilët neve na sulmojnë për ekonomi të zezë, po besoj se kësaj herë do të kryhet me sukses kjo punë’ tha ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button