Anketë: Pjesa më e madhe e të rinjve nuk do të shkojnë në pushim këtë verë, ose do të pushojnë në Ohër (Infografik)

Shtetet kanë filluar me hapjen e kufijve gjatë kohës së sezonit turistik veror, pasi që pothuajse në gjithë botën ishin të ndaluara udhëtimet për shkak të pandemisë së Covid – 19. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë shumë opsione për udhëtim në vende të tjera. Për këtë, pjesa më e madhe e tyre që duan të udhëtojnë këtë verë, do të duhet të vendosin për disa destinacione vendore, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Sipas anketës së realizuar në bashkëpunim me administratorët e profilit në Instagram @studentarijamk, të rinjtë kanë plane të ndryshme për pushimeve verore. Bëhet fjalë për profil që ka më shumë se 15.000 ndjekës, pjesa më e madhe të rinj. Pyetjet ishin parashtruar online në periudhë prej 5 dhe 6 korrik, ndërsa janë përgjigjur 3.129 persona. Edhe pse nuk bëhet fjalë për anketë të realizuar në mënyrë profesionale, vlerësojmë se rezultatet japin pasqyrë relevante.

Në pyetjen se a planifikoni që në tre muajt e ardhshëm të shkoni në pushime, 51.8 % kanë thënë po. Më pak se 48.2 % janë përgjigjur se nuk planifikojnë të shkojnë diku në periudhën e ardhshme.

Pothuajse dy e treta e të rinjve janë përgjigjur se edhe në rast se hapen kufijtë, ata do të qëndrojnë në vend dhe do të bëjnë turizëm vendor. 65,4% janë përgjigjur se me siguri do të pushojnë në Maqedoninë e Veriut me supozimin se do të hapen kufijtë. Anketa ka treguar se të rinjtë preferojnë më shumë plazh (71,3%) se sa vende malore (28,7%).

Destinacioni më i dëshiruar turistik vendor edhe këtë verë do të jetë Ohri (49,5%), më pas vjen Dojrani dhe lokacionet rreth Liqenit të Prespës.

Sa i përket vendeve malore, e para në listë është Berova, më pas vijnë Mavrova, Galiçica dhe Pelisteri.

Kur bëhet fjalë për destinacionet e huaja, pjesa më e madhe e të rinjve planifikojnë të udhëtojnë në ndonjë vend turistik në Greqi. Ndërkohë, Greqia akoma nuk ka hapur kufijtë për qytetarët e vendit. Numri është i madh edhe i të rinjve që janë të gatshëm të pushojnë në Shqipëri apo Mal të Zi, nëse është e lejuar hyrja për turistët nga Maqedonia. Disa prej të anketuarve nuk do të shkojnë në deti, por kanë thënë se këtë verë do ta vizitojnë Serbinë.

Për turizëm vendor, një pjesë e të rinjve do t’i shfrytëzojnë kartelat pagesore vendore të dedikuara për blerje të produkteve dhe shërbimeve të vendit. 9.9% e atyre që u takon kartelë e këtillë, kanë thënë se mjetet do t’i shfrytëzojnë për turizëm, ndërsa 50,4%  do të blejnë produkte për në shtëpi. Pjesa tjetër do t’i shfrytëzoj kartelat në restorant, kafene apo objekte të tjera hotelerike (15,5 5), për blerje të veshjeve (21,5%) apo për libra (2,5%).

Në bazë të rezultateve të kësaj ankete, pandemia ka ndryshuar tërësisht shoqërimin me miq për 26,6% të të anketuarve, ndërsa vetëm 8,2% janë përgjigjur se tre muaj pas paraqitjes së Covid – 19, jeta sociale nuk u ka ndryshuar aspak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button