Gripi sezonal me shifra alarmante në Tetovë!

Edhe pse temperaturat në Tetovë nuk janë të ulëta, numri i të prekurve nga gripi dita ditës vjen  dhe shtohet. Sipas të dhënave të  Institutit për shëndet publik të Maqedonisë  gjatë javës së fundit në rajonin e Tetovës janë regjistruar gjithsej 1706të prekur nga gripi sezonal  apo 16 % e popullatës  së Tetovës.

Me këtë Tetova llogaritet si qyteti i dytë në Maqedoni me të prekur nga gripi sezonal, pasi që në vend të parë qëndron qyteti i Shkupit me 1903 qytetar në prekur nga gripi apo 18 % e popullatës  të Shkupit.

Specialisti i pediatrisë, mjeku Abdulla Abdullau thotë se më të rrezikuar nga gripi janë fëmijët numri i të cilëve dita-ditës shtohet.

“Më e keqja është se simptomat e gripit për çdo ditë vijnë duke  ndryshuar dhe duke u bërë më të rënda. Temperaturat  e larta dhe kollitja  janë simptoma t që kanë shumica e fëmijëve” tha për Portalb, Abdullau.

Ai  apelon deri te prindërit që në raste kur kanë mundësi mos ti sjellin fëmijët e tyre pa nevojë në spital sepse sipas tij, pikërisht në spital fëmijët  më shumë e marrin gripin nga të tjerët të cilët janë tani më të prekur nga gripi.

Sipas mjekut Abdullahu vala e gripit nuk do të pushojë edhe në ditët në vijim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button