“Shqipëria do të vazhdojë punën për të mundësuar përparimin drejt anëtarësimit në BE”

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Danimarkë, zhvilloi një takim me homologun e tij danez, Jeppe Kofod, transmeton Anadolu Agency(AA).

Në lidhje me takimin me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, ministri Cakaj në rrjetet sociale tha se duke vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin dypalësh, theksuan rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike.

“Danimarka ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në çeljen e negociatave për Shqipërinë. Prandaj, informimi i drejtë për punën që po bën Shqipëria për të zbatuar detyrimet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, është i pazëvendësueshëm”, ka shkruar Cakaj.

Ai ka theksuar se Shqipëria do të vazhdojë punën politike e diplomatike me gjithë vendet anëtare për të mundësuar përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

Kujtojmë se Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian që nga viti 2014 dhe është në pritje të fillimit të negociatave të anëtarësimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button