Qeveria e RMV vendosi për teste PCR për qytetarët e rajonit që hyjnë në Maqedoni

Qeveria sapo miratoi  propozimin e Komisionit për sëmundje infektive, transmeton Portalb.mk.

Prej nesër, për hyrjen në Maqedoninë e Veriut nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, do të jetë e detyrueshme paraqitja e një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë.

“Në seancën e të 75-të të ditës së sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi një ndryshim në Vendimin për Masat për Parandalimin e Futjes dhe Përhapjes së COVID-19, me të cilin qytetarët e Republikës së Serbisë, Republikës së Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës pas hyrjes në vendkalimin kufitar në territorin e RMV, do t’ju kërkohet të paraqesin një vërtetim mjekësore me rezultat negativ të testit RT PCR SARS-CoV-2, të bërë 72 orë para se të hyni në territorin e vendit tonë dhe të paraqisni një deklaratë personale të kompletuar të dhëna për vendbanimin dhe periudhën e qëndrimit”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Ndryshimi do të hyjë në fuqi nesër, 10 korrik njoftojnë nga Qeveria.

*******************************************************************************************************************************

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot deklaroi se Qeveria urgjentisht do ta shqyrtojë propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për dorëzim të obligueshëm të testit PCR jo më të vjetër se 72 orë për të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në vend nga Kosova, Serbia, BeH dhe Mali i Zi dhe mbi bazë të kësaj do të marrë vendim, transmeton Portalb.mk.

“Sot ka një propozim të tillë nga Komisioni për Sëmundje Infektive, do ta shqyrtojmë në momentin e parë dhe mbi bazë të kësaj do të marrim vendim”, deklaroi kryeministri Oliver Spasovski gjatë vizitës së sotme në Kumanovë në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka informuar se në mbledhjen e së mërkurës, Komisioni për Sëmundje Infektive solli  vendim që t’i propozoj Qeverisë që prej ditës së enjte gjatë hyrjes në vendin tonë për të gjithë qytetarët e Serbisë, Kosovës, Bosne e Hercegovinës dhe Malit të Zi, të jetë e obligueshme që të paraqesin test PCR jo më të vjetër se 72 orë. Rekomandimi i komisionit është sjell pas shqyrtimit të situatës epidemiologjike në vendet e theksuara dhe në pajtueshmëri me informatat e marra nga autoritetet shëndetësore në këto vende.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut më 26 qershor hapi kufijtë pa kushte, përkatësisht pa test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolim 14 ditor, siç ishte paraprakisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button