Trump e nisi procedurën e tërheqjes së ShBA-së nga OBSh

Presidenti amerikan, Donald Trump, e nisi procedurën e tërheqjes së SHBA-në nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të cilën e akuzon për menaxhim të keq me pandeminë e koronavirusit të ri. Masa do të hyjë në fuqi më 6 korrik të vitit 2021.

Informatën për tërheqjen e SHBA-së nga OBSH-ja për herë të parë e transmetoi senatori Robert Mendez, i cili në Twitter kumtoi se Kongresi mori tekst në të cilin Trumpi edhe zyrtarisht e tërheqë shtetin nga ajo organizatë.

“Kongresi mori tekst në të cilin presidenti zyrtarisht e tërheqë SHBA-në nga OBSH-ja mu në mes të pandemisë”, shkroi Mendez, anëtar i demokratëve në Komisionji për punë të jashtme në Senat, njofton MIA.

Menjëherë më pas, autoritetet amerikane e konfirmuan informatën, në të cilën ceket se tërheqja do të hyjë në fuqi për një vit, përkatësisht më 6 korrik 2021.

Më 29 maj, Trump tha se SHBA-ja i ndërpret lidhjet me OBSH-në. Paraprakisht ai i dërgoi letër asaj organizate në të cilën kërcënoi se SHBA-ja përgjithmonë do ta ndalojë financimin e saj për shkak të “menaxhimit shumë të keq me pandeminë dhe mbulimin e dëshmive për koronavirusin”.

SHBA-ja është financierja më e madhe e OBSH-së me reth 450 milionë dollarë në vit.

OBSH: Jemi të njoftuar për vendimin e SHBA-së

Organizata Botërore e Shëndetësisë mori raport se SHBA zyrtarisht e ka informuar sekretarin e përgjithshëm të KB-së për tërheqje nga OBSH por kjo organizatë ndërkombëtare informon se tashmë nuk ka informacione.

“Kemi marrë raport se SHBA ka dorëzuar njoftim zyrtar te sekretariati i përgjithshëm i KB-së por tërheqja nga OBSH më 6 korrik të vitit 2021”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të OBSH-së.

“Tani për tani nuk ka më tepër informacione”, shtoi ai.

KB dje njoftoi se  janë informuar zyrtarisht për vendimin e Donald Trumpit para më shumë se një muaji. Lajmi për tërheqjen e SHBA nga OBSH u raportua për herë të parë nga senatori Robert Menendez, i cili njoftoi në Twitter se Kongresi kishte marrë tekst në të cilin Trump zyrtarisht tërheq shtetin nga organizata.

Menjëherë pas kësaj autoritetet amerikane e konfirmuan informacionin, në të cilin thuhet se tërheqja do të hyjë në fuqi për një vit, gjegjësisht më 6 korrik të vitit 2021. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button