Për mysafirët e infektuar në Kroaci do të kujdesen pronarët e apartamenteve

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Qarkun e Split-Dalmaci doktor Marko Ragja, ka përshkruar si të jetë procedura nëse ndonjë turist në Kroaci infektohet me koronavirus.

“Nëse një turist i huaj nga ishujt qendrorë të Dalmacisë apo nga cilado qoftë pjesë e qarkut tonë ka rritje të temperaturës apo ndonjë simptom tjetër që mund të tregojë në sëmundjen Kovid-19, ai do të vijë në ambulancën në Mertojak. Pas testimit dhe nëse konfirmohet se është pozitiv, do të dërgohet në apartamentin ku qëndron dhe në të do të duhet të kalojë 14 ditë në vetizolim”, deklaroi ai në intervistën për “Slobodna Dalmacija”, transmeton MIA.

Këtu do të mund të krijohen probleme nëse pronari i apartamentit ka mysafirë të tjerë për javën e ardhshme, ndërsa në apartament ka mysafir të infektuar i cili duhet do të jetë në izolim, transmeton Indeks.hr.

“Pronari i apartamentit nuk guxon të dëbojë mysafir i cili është në vetizolim. Krahas kësaj, ai duhet të kujdeset për të dhe familjen e tij nëse është në pushim me ta. Të gjithë ata duhet të jenë në izolim dhe pronari i apartamentit duhet çdo ditë t’u dërgojë ushqim dhe mjete higjienike të cilat do t’i lërë para derës së apartamentit”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button