Shqipëri, 2 të vdekur dhe 68 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri institucionet shëndetësore kanë regjistruar edhe 68 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë edhe dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga virusi, transmeton Anadolu Agency(AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë është rritur në 3.106 dhe numri i të vdekurve në 83.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 397 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe numri më i lartë i rasteve pozitive është shënuar në Tiranë.

Sipas njoftimit të ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar në 1.791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë dhe aktualisht 1.232 persona janë aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.

“Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar”, theksohet në njoftimin e ministrisë.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 30.696 testime dhe vazhdojnë testimet për rastet e dyshuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button