Ekzekutimi mafioz i Lamajt, të dyshuarit kryesor: Frroku dhe Jaku

Ndër dhjetëra të shoqëruar për ekzekutimin me breshëri automatiku të kryekomisar Dritan Lamaj mbrëmjen e 24 shkurtit në kryeqytet janë ndaluar edhe të dyshuarit kryesorë. Biznesmeni Arben Frroku dhe i biri Grand Frroku janë vënë në pranga nga policia nën akuzën e të dyshuarve kryesorë për atentatin kundër ish-shefit të komisariatit numër 6. Ndalimi i tyre u bë në Selanik të Greqisë. Sipas grupit hetimor, tre orë pas vrasjes autorët ishin larguar drejt Greqisë, ndaj dhe kërkimet e tyre u përqëndruan jashtë kufirit.

Babë e bir kanë qenë në konflikt me kryekomisarin Dritan Lamaj pasi në shtator të vitit të kaluar Arben Frroku ka deklaruar se shefi i komisariatit numër 6 Lamaj e kishte dhunuar fizikisht gjatë kohës që ai ishte i shoqëruar. Ndërsa djali i tij Grandi pat deklaruar se Lamaj ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

Arrestimi është bërë nga bashkëpunimi i policisë  shqiptare me atë greke, pas një pune intensive dhe është regjistruar ditën e sotme rreth orës 14:30./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button