Filipçe rekomandoi që qytetarët e rajonit që hyjnë në Maqedoninë e Veriut të kenë test PCR

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka informuar sot se do të propozoj rivendosje të regjimit për qytetarët e vendit të rajonit që do të hyjnë në Maqedoninë e Veriut. Filipçe tha se rekomandimi ka për bazë situatën aktuale epidemiologjike në Serbi, Kosovë, Bosne e Hercegovinë dhe Mal të Zi, vende këto për të cilat rekomandohet që të vendosen kushte për hyrje në vend, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që t’i propozoj Qeverisë që prej ditës së nesërme gjatë hyrjes në vendin tonë për të gjithë qytetarët e Serbisë, Kosovës, Bosne e Hercegovinës dhe Malit të Zi, të jetë e patjetërsueshme që të kenë test PCR jo më të vjetër se 72 orë. Rekomandimi i komisionit është sjell pas shqyrtimit të situatës epidemiologjike në vendet e theksuara dhe në pajtueshmëri me informatat e marra nga autoritetet shëndetësore në këto vende. Këtë rekomandim, komisioni do t’ia dorëzojë Qeverisë për veprim të mëtutjeshëm”, ka shkruar Filipçe.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut më 26 qershor hapi kufijtë pa kushte, përkatësisht pa test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolim 14 ditor, siç ishte paraprakisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button