OBSH: Është e mundur rritje e re të vdekshmërisë nga Kovid-19

Drejtori i Bankës Botërore të Shëndetësisë për Gjendje të Jashtëzakonshme, doktor Majkëll Rajan deklaroi se koronavirusi ende është në rritje në mbarë botën.

Duke pasur parasysh këtë që është regjistruar rritje të dukshme të numrit të rasteve të konfirmuara në pesë apo gjashtë javët e fundit, ai paralajmëroi se së shpejti mund të vijojë rritje të vdekshmërisë.

“Në prill dhe maj kishim 100.000 raste në ditë”, tha Rajani gjatë brifingut.

Ai tha se numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 tani për tani duket se është i qëndrueshëm, por paralajmëroi se shpesh herë ka ndalje midis rritjes së rasteve të konfirmuara edhe kur paraqiten raste të vdekjeve për shkak të kohës që nevojitet për virusin të vrasë pacientë.

Ai, gjithashtu, e hodhi poshtë idenë se rritja e dukshme në rastet është pasojë e testimeve më të gjera dhe tha se epidemia po përshpejton.

Rajani shfaqi shpresë se njohuritë e marra kolektive për trajtim efikas të pacientëve me Kovid-19 do të ndihmojë të ruhet shkalla e vdekshmërisë relativisht në nivel të ulët, por nuk mund të garantohet.

“Deri në këtë rritje të rasteve ka ardhur në pesë apo gjashtë javët e fundit, ashtu që mendoj se nuk duhet të jetë befasi nëse shkalla e vdekshmërisë sërish fillon të rritet”, përfundoi Rajani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button