Thaçi nis shkarkimin e Jakup Krasniqit

Pas zërave për një largim të mundshëm të kryeparlamentarit  të Kosovës, Jakup Krasniqi, vijnë edhe reagimet e para. ” Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka pohuar se Krasniqi e meriton pozicionin e kreut të kuvendit sepse ai ka kontribuar për partinë dhe për vendin. Kuçi vijon duke thënë se ndryshimet nuk janë në logjikën e partisë së tij, pasi, siç është shprehur, PDK-ja nuk bënë ndryshime spektakolare.
Por vetëm pak ditë pasi ka refuzuar të jetë pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, u ka dhënë fund pyetjeve nëse do të lërë partinë e tij PDK-në, për një parti tjetër.
“Unë nuk kam ç’të shtoj për atë që e kam thënë, veç një gjë mund t’ju sqaroj që nuk mendoj të ndërrojë subjektin politik për subjekt politik”, ka deklaruar Krasniqi.

Mediat në Prishtinë bëjnë fjalë se në ditët në vijim priten zhvillime dramatike në parlamentin e Kosovës, pasi Hashim Thaçi duket se ka vendosur të marrë kontrollin e Parlamentit.Dhe gjithashtu Ish partiakët do përpiqen të zhvendosin Jakup Krasniqin, nga kreu i kuvendit.Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seancën e radhës ta mbajë në datën 28 Shkurt dhe në 1 Mars, ku pritet që kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të raportojë lidhur me bisedimet e fundit që ka pasur pala kosovare në Bruksel me palën serbe./OraNews

Lajme të ngjashme

Back to top button