RMV, në mesnatë do të skadojë afati, deri sot vetëm 137 qytetarë të infektuar me Kovid-19 janë paraqitur për votim

Ditmire Shehu, nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve raportoi se deri dje janë paraqitur vetëm 137 qytetarë të infektuar me Kovid-19 që duan të shfrytëzojnë të drejtën e votës, transmeton Portalb.mk. Ndërkohë ajo njoftoi se janë paraqitur edhe 3,138 qytetarë të sëmurë e të pafuqishëm. 

“Ne përsëri do t’i ndryshojmë. Tani grumbullojmë të dhëna. Ndoshta do të njoftoheni përsëri do të hedhim short për punonjës të ri shëndetësor. Kemi pak problem në këtë pjesë”, tha Shehu.

Deri dje 80 punonjës shëndetësorë ishin përjashtuar nga bordet e posaçme zgjedhore.

“Kishim njëqind kërkesa, 80 personave iu është pranuar kërkesa”, tha nënkryetarja e KSHZ-së, duke sqaruar se disa prej tyre janë në pension, nuk janë më në marrëdhënie pune në institucione shëndetësore, disa janë jashtë vendit, disa nuk mund të gjenden.. Ajo potencoi se tani kanë kërkesë për përjashtim edhe nga ata të cilët ishin zgjedhur me short, pasi ishin përjashtuar.

Ndryshe, afati për regjistrimin për votim të personave me Kovid-19 dhe vetizolim ose në karantinë, të sëmurëve, të pafuqishmëve dhe personave me sëmundje kronike për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik përfundon sonte (8 korrik) në mesnatë.

Personat pozitivë në koronavirus ose në izolim, përveç me autorizim, për votim do të mund të paraqiten edhe përmes aplikacionit të vendosur në ueb faqen e KSHZ-së https://izolacija.sec.mk/. Përveç kopjes së kartës së identitetit, personat me Kovid-19 ose në vetizolim deri te KKZ ose përmes aplikacionit duhet të paraqesin një kopje të vendimit për karantinë ose të vetizolimit të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor,. Personat, rezultatet e të cilëve do të jenë pozitivë pas 8 korrikut ose do të vendosen në vetizolim pas kësaj date, nuk do të mund të paraqiten për votimin që do të zhvillohet për ta nga këshillat e veçantë zgjedhorë më 13 korrik.

Të sëmurët, të pafuqishmit dhe të sëmurët kronikë do të votojnë më 14 korrik. Ata gjithashtu duhet të aplikojnë në KKZ për votim duke e dorëzuar dokumentacionin e duhur.

Të dhënat e fundit që KSHZ-ja i publikoi për votim më 13 dhe 14 korrik janë nga 6 korriku në mesditë. Deri atëherë, vetëm 19 njerëz janë regjistruar për të votuar me Kovid-19 dhe 1,1129 njerëz të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Afati për votim për personat në arrest shtëpiak skadon më 11 korrik.

Më 9 korrik, gjegjësisht nesër, skadon afati i regjistrimit të vëzhguesve të zgjedhjeve.

Fushata zgjat deri më 12 korrik në mesnatë, pas së cilës pason heshtje treditore për shkak të votimit, e cila kësaj radhe për shkak të pandemisë me Kovid-19 fillon të hënën edhe atë me njerëzit me Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button