Spasovski: Nuk ka koncept për këmbim të deputetëve midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së

Nënkryetari i LSDM-ë Oliver Spasovski në debatin në TV Telma foli për propozimin e BDI-së për kryeministër shqiptar, si dhe për deklaratën e Zoran Zaevit se është i përgatitur të këmbejë deputetë të cilët do të mbështesnin Qeveri të VMRO-DPMNE-së vetëm që të mos ketë shantazhime, shkruan 360 Gradë, transmeton Portalb.mk.

“Koncepti ‘Maqedonia – Një shoqëri për të gjithë’, nuk ka alternativë. Mjaftë është me nacionalizëm dhe me ndarje. Askush nuk guxoj të shantazhojë. Qeveria bëhet në bazë të parimeve dhe programeve. Nuk ka koncept për këmbim të deputetëve, kjo ishte sintagmë se sa VMRO-DPMNE-ja do të humbë në zgjedhje. Askush nuk mund t’i japë vërejtje LSDM-së për trajtimin e barabartë ndaj të gjithëve. Duhet të vijë në pah cilësia dhe vendimi i qytetarëve dhe në bazë të kësaj do të ulemi të bisedojmë për përbërjen e Qeverisë së re. Por, për ne shantazhi nuk është i pranueshëm”, tha Spasovski.

Zaev në ballafaqimin televiziv me Hristijan Mickoskin në TV24 më 30 qershor kur foli për këmbim të deputetëve përmendi se VMRO-DPMNE-së do t’i nevojiten 13 deputetë që të ketë shumicë, ndërsa LSDM-së 6.

“Unë jam i gatshëm t’ia japë 13 deputetë Mickoskit që të formojë pakicë qeveritare ose do të kërkojë nga ai të heq dorë nga 6 deputetë që ne të formojmë pakicë qeveritare. Askush nuk guxon me shantazhe të negociojë”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button