(Video) Eurogol i Sneijder me Gallatasarayn

Ish futbollisti i Interit, Wesley Sneijder ka shënuar golin e tij të parë si futbollist i Galatasarayt në fitoren e skuadrës së tij 4-2 ndaj Orduspor, në kuadër të xhiros së 23-të në Kampionatin turk, Superlig.

Sneijder realizoi një super gol në minutën e 58-të të ndeshjes, duke nisur rikthimin sensacional të vendasve që pas pjesës së parë ishin në disavantazh prej dy golave kurse në fund festuan 4-2.

Burak Yilmaz realizoi dy herë për Galatasarayn kurse Inan shtoi një tjetër duke kompletuar rikthimin dhe fitoren për skuadrën e trajnerit Fatih Terim.

Për dallim nga Sneijder, përforcimi tjetër i madh i Galatasarayt, Didier Drogba nuk arriti të realizojë në paraqitjen e dytë të dytë në Superlig, pas debutimit me gol javën e kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button