RMV, Deri më 10 korrik mund të dërgohen propozime për Konceptin për arsim në distancë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e publikoi Draft-versionin e Konceptit për zhvillim të sistemit për arsim nga distanca në shkollat fillore dhe të mesme në Repubikën e Maqedonisë së Veriut. Koncepti është përgatitur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Byroja për zhvillim të arsimit, Qendra për arsim profesional dhe trajnim, Inspektorati shtetëror i arsimit dhe Qendra shtetërore e provimeve, në bashkëpunim me USAID-in, UNICEF-in, MCGO, mësimdhënës nga shkollat fillore, shkollat e mesme dhe institucionet e arsimit të lartë në vend, si dhe shumë ekspertë nga sfera e arsimit dhe sferës së TIK-së, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Koncepti nuk do të përdoret vetëm në kushte krize, fatkeqësi elementare ose gjendje të jashtëzakonshme, por platforma kombëtare dhe të gjithë funksionalitetet e tjera të saj do të përdoren edhe në punën e përditshme të shkollave, në kombinimin e mësimit të rregullt me e-përmbajtje, në ofrimin e burimeve dhe qasjeve të ndryshme të të mësuarit, në kontrollimin e arritjeve të nxënësve, si dhe në ndjekjen dhe vlerësimin e procesit arsimot nga ana e institucioneve kompetente arsimore me një qëllim të vetëm – të vendoset sistem fleksibil i arsimit nga largësia, i përshtatur për nevoja individuale, si dhe i përdorueshëm për mësim në shkollë”, thonë nga MASH.

Koncepti përmban drejtim në tre sferat kyçe në të cilat do të zhvillohet sistemi: politikat arsimore, mbështetja teknike/teknologjia arsimore dhe pedagogjia.

Deri më 10 korrik (e premte) të gjithë të interesuarit të cilët mund të kontribuojnë drejt përgatitjes së përmbajtjes sa më cil[sore të këtij dokumenti, mund të dorëzojnë propozime dhe sugjerime në adresën elektronike [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button