KSHPK hodhi poshtë dy ankesa, ndërsa pranoi një, të dorëzuara nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Ripërtëritje për Maqedoninë”

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit në seancën e 32-të të sotme shqyrtoi tre ankesa, të gjitha të dorëzuara nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Ripërtëritje për Maqedoninë”, pas së cilës vendosi për secilën të ngritë nismë për vërtetim të përgjegjësisë së ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, ndërsa dy të tjerat kundër Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Rini dhe Sport i refuzoi si të pabaza.

Në ankesë, siç shpjegoi Nuri Bajrami nga KSHPK, shprehet dyshim se më 27 qershor të këtij viti automjeti në pronësi të Agjencisë së Inteligjencës është përfshirë në aktivitetet parazgjedhore të LSDM-së në Shtip dhe kërkohet nga KSHPK të sanksionohet personi përgjegjës, transmeton MIA.

“Në shtesë të ankesës është dorëzuar fotografi e automjetit në kolonë të automjeteve tjera, me sqarim se është përfshirë në aktivitete parazgjedhore të koalicionit “Mundemi” dhe atë në ditë jo pune. KSHPK kërkoi sqarime nga drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Eroll Musliu dhe në raportim të shkruar ishte thënë se automjeti është donacion nga Kina dhe sipas rekomandimeve  donacionet e tilla jepen në shfrytëzim të më shumë organeve shtetërore, mes të cilave edhe të Ministrisë së Shëndetësisë”, deklaroi Bajrami.

Për shkak të afatit të shkurtër kohor, KSHPK më 6 korrik i’u drejtua Ministrisë së Shëndetësisë, prej ku u është dërguar vetëm marrëveshja për tërheqje të atij automjeti nga Agjencia e Inteligjencës dhe në telefon sqaron se ai
automjet është vozitur atë ditë nga ministri Venko Filipçe, por jo siç citohet në  ankesën më 27.06, por më 28.06.

“Në sqarimin telefonik thuhet se ai automjet është vozitur nga ministri, i cili paraprakisht në Shtip ka kryer punë dhe detyra pune nga kompetenca e tij,  por ka marrë pjesë edhe në prezantimin e programit të koalicionit “Mundemi” së bashku me bartësin e NJZ 3 Lupço Nikollovski dhe kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev”, deklaroi Bajrami.

Në rastin konkret, potencoi Bajrami, konstatohet se është shkelur neni 33, paragrafi 2 i Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe ndeshjes së interesave.

Citimet e ankesës janë konfirmuar. Ankesa pranohet dhe sipas asaj KSHPK në afat prej 15 ditësh duhet të ngritë nismë deri te Qeveria për konfirmim të përgjegjësisë së ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe”, deklaroi Bajrami.

Kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska, paraprakisht, si pikë të parë e arsyetoi ankesën për dyshim shkelje të Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe ndeshje të interesave nga ana e personave përgjegjës në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe nga personat Zoran Zaev dhe Lupço Nikollovski, sepse është mundësuar të mbahet ngjarje partiake dhe publike më 20 qershor të këtij viti për promovim të objektit të financuar nga mjetet buxhetore – ndërtim i digës Konjsko dhe promovim i
fushatës politike parazgjedhore me pjesëmarrje të anëtarëve partiak të LSDMsë dhe Koalicionit “Mundemi”.

“Sipas citimeve të personave përgjegjës nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave konsiderojnë se nuk është bërë vepër penale, sepse nuk bëhet fjalë për lëshim ose promovim të objektit të financuar me mjete buxhetore, si dhe se bëhet fjalë për ngjarje të mbajtur në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme në periudhën kur nuk vlejnë nenet 8 të Kodit zgjedhor dhe neni 24 i Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe ndeshjes së interesave”, deklaroi Ivanovska.

KSHPK, potencoi Ivanovska, konsideron se ngjarja e mbajtur më 20.06.2020  gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të së cilës citimet në këtë lëndë nuk janë reale dhe se bëhet fjalë për fushatë të parakohshme të filluar  për shkak të së cilës do të ridërgohet deri te KSHZ.

Si pikë të tretë në rend dite, KSHPK e shqyrtoi edhe ankesën e dorëzuar nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Ripërtëritje për Maqedoninë” përmes nënshkruesit të autorizuar Igor Janushev më 2 korrik 2020, por e refuzoi si të pabazë.

Vlladimir Georgiev, anëtar i KSHPK-së, arsyetoi se në citim shprehet dyshim se është bërë shkelje e Ligjit për parandalim të korrupsionit nga ana e Agjencisë për rini dhe sport dhe drejtorit të Agjencisë Darko Kaevski me shpalljen e konkursit për mbështetje financiare të fondacioneve dhe shoqatave për mbështetje dhe ballafaqim me pasojat e KOVID-19 ndaj të rinjve.

Aplikuesi konsideron se me publikimin e shpalljes pas ditës së shpalljes së zgjedhjeve dhe se shpallja do të mbyllet më 29.06 i pakrahasueshëm është fakti se planifikohet pagesë e mjeteve dhe lihet mundësi për premtim të korrupsionit.

Në njoftimin e Agjencisë për Rini dhe Sport dhe drejtorit Darko Kaevski, thuhet se Qeveria ka sjellur dekret me fuqi ligjore për mbështetje financiare të rinisë.

Sipas Agjencisë në rastin konkret, sipas dekretit dhe në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, vetëm është hapur konkurs dhe nuk është kryer pagesa me të cilën mund të bëhet shkelje e ligjit. Drejtori aktual Kaevski, te KSHPK dorëzoi edhe deklaratë me të cilën deri në përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme nuk do të vendoset për caktimin e rezultateve nga thirrja dhe se nuk do të nënshkruhen marrëveshje për realizim të projektit.

“Nga përmbajtja e ankesës dhe sqarimi i Agjencisë për Rini dhe Sport konsideroj se nuk konfirmohen citimet dhe dyshimet për shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe nga Ligji për parandalim të korrupsionit i
refuzohet”, deklaroi Georgievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button