fbpx

Supozime dhe komente në vend që të kontaktohet pala e dytë

Një sërë tekstesh të ndryshme si pjesë e një video regjistrimi të njëjtë u shfaqen në më shumë medie digxhitale, të cilat emërues të përbashkët i kanë konstatimet dhe komentet, duke insinuuar në përfshirjen e Radmilla Sheqerinskës, ministres aktuale të mbrojtjes dhe bartëse të listës zgjedhore në Njësinë zgjedhore numër pesë, nga Koalicioni “Мundemi”.

Shkruan: Vesna Kollovska – Vërtetmatësi

Po recenzojmë tekstin e vecer.mk, me titull :„Boki në shtëpi me shoqet e tij, Katica dhe Radmilla (foto+video)“, në të cilin kjo faqe informon se në rrjetet sociale është postuar një forografi e të dënuarit për rastin „Reket“, Bojan Jovanovski – Boki 13, i shoqëruar nga, siç thotë teksti, „Katica Janeva dhe Radmilla Sheqerinska“.

Megjithatë, shkelja më qenësore e standardeve gazetareske është bërë duke mos e respektuar rregullin themelor të gazetarisë, gjegjësisht të merret qëndrim edhe nga pala e dytë, në rastin konkret nga Radmilla Sheqerinska. Kjo duhet respektuar sidomos gjatë një periudhe parazgjedhore, ndërkohë që mediet nuk duhet të anojnë as kah njëra e as kah tjetra palë, por përkundrazi, ato duhet të verifikojnë çdo informacion dhe të hulumtojnë për çdo fakt.

Kjo video e postuar nga kanali „Boki 13 dhe shoqet e tij“ tashmë ka 25.000 shikime. Për dallim nga teksti, në video nuk përmendet emri i Sheqerinskës, por me titra është shkruar:

„Të ftuar te Boki 13 Katica Janeva dhe ?“ për të ftuarin e tretë, të cilit në video nuk i shihet fytyra, por shihet vetëm nga mbrapa.

Autori i tekstit në vecer.mk nuk ka dilemë për atë se kush është personi i tretë në atë dhomë dhe vazhdon me komentet për „lidhjen“ mes këtyre të treve:

…të cilët njihen vetëm nga televizioni dhe që janë ftuar tek Boki 13 në kompleksin Orman. Supozojmë që kanë biseduar për gjëra femrash si depilimi, dietat ose se çfarë veshjesh janë në modë.

 Komentet dhe supozimet në tekst nuk kanë të ndalur, dhe në vazhdim flitet për „interesat afariste të Sheqerinskës “.

…ose për ngritjen e rasteve të reja ose lehtësimin e atyre ekzistuese të cilat i udhëheq PSP-ja, e për të cilat ka interes afarist Sheqerinska.

Autori si burim të informacioneve e ka Youtube-n, duke e lënë lexuesin të bindur që autori ka absolutisht të drejtë dhe që ai duhet t’i besojë atij plotësisht. Por, autori nuk është këshilluar me ndonjë ekspert, i cili mbi bazë të regjistrimit të dobët mbase do kishte mundur t’i ndihmojë për t’i konfirmuar ngjashmëritë në video me personin për të cilin padyshim pretendohet se është Radmilla Sheqerinska.

Gjatë shkrimit të një teksti kaq të shkurtër, autori ka shkelur disa parime të Kodit etik të gazetarëve: Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.

Në nenin 1 të Коdit etik të gaetarëve, shkruan:

Nëse informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.

Në pyetjen e bërë nga Vërtetmatësi për pretendimin për praninë e Sheqerinskës në atë video të shkurtër, përgjigje morëm nga Shtabi zgjedhor i koalicionit „Мundemi“:

Fakti që kemi një epilog juridik të rastit Reket është vetëm edhe një vërtetim se të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin do përgjigjen dhe nuk do mbrohet askush. VMRO-DPMNE-ja ende nuk mund të pajtohet se e vërteta për rastin të cilin ata e montuan për ta shpëtuar finansuesin e tyre duke e shkatërruar lëndën Perandoria, më në fund doli sheshit. Fotografitë dhe video të cilat tashmë disa muaj po plasohen nga VMRO-DPMNE-ja e që kanë për qëllim të tregojnë lidhjen e pretenduar mes ministrave të LSDM-së dhe me tashmë të dënuarit Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva, janë një përpjekje e kotë diskreditimi gjatë fushatës.  Epilogu juridik i këtij rasti është demanti më i mirë se ministrja Sheqerinska ose cili do tjetër nga radhët e LSDM-së është i përfshirë në këtë rast“

Në këtë rast faktet janë të rëndësishme edhe për shkak se bëhet fjalë për një pjesë të fushatës parazgjedhore kur publikohen audio dhe video materiale që janë regjistruar në fshehtësi, pa dijeninë e protagonistëve, e të cilat plasohen me qëllim që t’i bëjnë dëm kundërshtarit.

Udhëzuesi për raportim etik gjatë zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut“ i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) rikujton rolin e rëndësishëm të medieve dhe të gazetarëve të cilët në punën e tyre duhet të jenë etik dhe profesionistë dhe t’i shërbejnë interesit publik.

Mediet mund të gjejnë burime të ndryshme të informacioneve dhe pastaj t’i kontrollojnë faktet në lidhje me atë që është thënë dhe t’i zhveshin pretendimet e rrejshme duke shpalosur argumente. Kjo do të thotë se duhet të evitojnë anshmërinë në favor ose në dëm të cilës do palë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close