fbpx

Zgjedhjet pa opozitën të pakonceptueshme!

Zgjedhjet lokale pa opozitën kontestojnë legjitimitetin e fituesve por edhe të gjithë procesit zgjedhor. Në një shoqëri demokratike, të shkohet me kokë në mur, në zgjedhje të njëanshme është e dëmshme dhe aspak e vlefshme, vlerësojnë analistët në lidhje bojkotin e zgjedhjeve lokale në Maqedoni nga opozita maqedonase.

“Legjitimiteti si përcaktim juridik parqet cenzusin e nevojshëm ligjor për daljen e qytetarëve në zgjedhje, që në rastin konkret është një e treta e trupit votues. Ndërkaq legjimiteti si përcaktim moral kërkon përballjen e forcave kryesore politike, pozitë – opozitë.Të zgjedhurit juridikisht do të jenë legjitim poqëse dalin në zgjedhje minimumi i kërkuar me ligj i zgjedhësve. Ndërsa nga aspekti moral legjitimiteti është subjektiv” vlerson profesor Bakiu.

Bakiu vlerëson se ky bojkot nuk mund të ketë ndonjë refleksion ndaj politikës shqiptare, përveçse humbjes së tregut për në raundin e dytë në komunat ku shqiptarët janë pakicë.

“Kriza politike dhe bojkoti i opozitës maqedone nuk do ketë asnjë refleksion ndaj politikës shqiptare, ngaqë pozicionet e opozitës dhe pozitës maqedonase për këtë çështje janë të njëjta” thekson Bakiu për Portalb.

“Ata që përpiqen të krijojnë përshtypje se një gjë e tillë do ndryshojë diçka për gjendjen e shqiptarëve vetëm mbjellin iluzion. I vetmi ndikim është se partitë shqiptare humbin tregun për raundin e dytë në komunat ku shqiptarët janë pakicë, ku nga praktika jemi dëshmitarë se kanë realizuar vetëm interesa të vogla individuale”, përfundoi Prof.dr Bakiu.

Ibrahim Mehmeti thekson se bojkoti i opozitës veç tjerash ndikon shumë negativisht edhe në zhvillimin e proceseve politike në vendin tonë dhe njëkohëisht ul peshën dhe vlerën e zgjedhjeve të cilat në këtë rast janë të njëanshme dhe të pakuptimta sidomos për bllokun maqedonas.

“Bojkoti i opozites sigurisht që ndikon negativisht në proceset politike në vend. Madje vetë legjitimiteti i fituesve të zgjedhjeve është i kontestueshëm pa pjesmarrjen e opozitës maqedonase e cila përbën një pjesë të madhe të elektoratit. Sa ju përket proceseve integruese të vendit unë vlersoj se ndërkombëtarët e shohin me një sy tjetër këtë bojkot dhe nuk mund ta përgjithsojnë me ngjarjet në parlament të cilat ishin ngjarje që lanë një shije të hidhur për gjithë opinion në vend dhe jashtë” përfundoi analisti Ibrahim Mehmeti .

Kriza politike në vend vazhdon dhe partitë akoma nuk e gjejnë kompromisin për dalje nga ky ngërç. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button