Në Gjinekologjinë е Çairit, pas 40 vjetëve rinovohen dy sallat e operacionit

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi se në Spitalin e posaçëm për gjinekologji dhe obstetrikë “Nëna Terezë” në Çair janë rinovuar dy sallat e operacionit në vlerë prej 86,061,823 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Në Spitalin e posaçëm për gjinekologji dhe obstetrikë “Nëna Terezë” në Çair për herë të parë pas katër dekadave janë rinovuar dy sallat gjinekologjike të operacionit. Bëhet fjalë për rikonstruim të hapësirës në sipërfaqe prej 420 m2, me rinovim të plotë të dy sallave ekzistuese gjinekologjike dhe vendosjen e qarkullimit qendror të gazrave, si dhe rinovimin e plotë të repartit për reanimacion dhe mjekim intensiv, në vlerë prej 86.061.823 denarëve, kumtoi Ministria e Shëndetësisë”, raportojnë nga MSH-ja.

MSH-ja raportoi gjithashtu se ka filluar edhe gazifikimi i kazanit për ngrohje në këtë institucion. Gjithashtu u raportua se në tre vjetët e fundit janë pranuar 46-të punonjës shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button