fbpx

Lajçak në Berlin, takime për dialogun

Bisedime të detajuara rreth rëndësisë së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë janë mbajtur në Berlin të marten, midis të dërguarit të posaçëm të dialogut, Miroslav Lajçak dhe krerëve në Gjermani, transmeton Koha.net.

Lajçak, përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se në kryeqytetin gjerman është takuar me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, kryediplomatin Heiko Maas dhe këshilltarin e Merkelit për Politikë të Jashtme, Jan Hecker.

“Pata bisedime të detajuara me presidentin Steinmeier, Ministrin e Jashtëm, Heiko Maas dhe këshilltarin e Merkelit për Politikë të Jashtme, Hecker, në Berlin. Fola rreth dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, rëndësisë së dialogut të parë të nivelit të lartë më 12 korrik, pas samitit në Paris më 10 korrik”, ka bërë të ditur përmes një statusi në Twitter.

Të premten në Paris do të zhvillohet një “samit virtual” mes Kosovës dhe Serbisë.

Dy ditë më vonë, të dielën, në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që, sipas BE-së, do të shënojë edhe rifillimin e dialogut për normalizimin gjithpërfshirës të raporteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button