Beckenbauer: Shaqiri meriton më shumë

Legjenda gjermane e futbollit, Franz Beckenbauer ka shprehur edhe një herë mbështetjen e tij për futbollistin shqiptar të Bayern Munchen, Xherdan Shaqirin.

Pas aktivizimit nga minuta e parë kundër Werder Bremen, të shtunën në Bundesligë, Beckenbauer thuri elozhe për gjilanasin duke thënë se meriton të luaj më shumë në formacion bazë.

“Në fillim u mendua se atij i duhet përvoja. Kur Shaqiri po luan ai po bindë të gjithë me aftësitë e tij. Ai po luan për të treguar se kurrë nuk do të qëndroj në stol. Meriton të aktivizohet më shpesh”. deklaroi ikona e futbollit gjerman.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button