Kush shkëlqeu më shumë në natën e Oscarëve? (FOTO)

Mbrëmë, në ndarjen e çmimeve Oscar nuk munguan glamuri, veshjet e modës së lartë dhe stolitë e shtrenjta. Megjithëse, shumica e aktoreve sivjet u përcaktuan për fustane me dizajne të thjeshta dhe pa dekolteja shumë të hapura, dëshpërimi më i madh i mbrëmjes ishte aktorja Anne Hathaway e cila kishte veshur një fustan rozë të çelur shumë bajat me nënshkrim Prada.

Aktoret Jennifer Aniston (me fustan të kuq Valentino), Jennifer Lawrence (me kreacion të Diorit), dhe Jennifer Garner (me fustan lila të Guccit) ishin ato që shkëlqyen në ceremoninë e djeshme.

Aktorja në moshë, Jane Fonda tregoi se akoma mund të jetë joshëse dhe shkëlqeu me fustanin glamuroz të verdhë Versace!

Jennifer Lawrence

Jennifer Aniston

Jennifer Garner

Amy Adams

Kirsten Stewart

Olivia Munn

Anne Hathaway

Charlize Theron

Sandra Bullock

Salma Hayek

Jane Fonda

Adele

Helen Hunt

Lajme të ngjashme

Back to top button