BE u dërgoi 65.000 maska kirurgjikale Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Serbisë dhe Malit të Zi

Bashkimi Evropian sot me dërgesë të re të maskave kirurgjikale FFP2 për katër vende ballkanike, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Serbinë dhe Malin e Zi përmes mekanizmit ReskBE për ndihmë humanitare dhe menaxhim me kriza, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

ReskBE është mekanizëm i posaçëm për reagim të shpejtë në gjendje urgjente, i cili në fillim të krizës me koronavirusin ka rol të konstatojë rezerva të pajisjes mjekësore dhe ta koordinojë dërgesën e tyre midis vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të cilat marrin pjesë në ReskBE, midis të cilave edhe Maqedonia e Veriut.

Komisari evropian për menaxhim me kriza, Janez Lenarçiç, porositi se 65.000 maska mbrojtëse shtesë do t’u dërgohen sot këtyre katër vendeve.

“Edhe pse konstatojmë zhvillim pozitiv të shkallës më të ulët të infektimit në disa zona, më tepër duhet të bëhet që të parandalohet përhapja e re dhe e   mëtejshme e koronavirusit, ndërsa maskat mbrojtëse janë thelbësore në këtë luftë”, tha Lenarçiç.

Komisari i shprehu falënderim Rumanisë, e cila e udhëheq të gjithë operacionin e dërgesës së këtyre maskave në rajon.

Përveç këtyre 65.000 maskave të reja, BE-ja u ka dërguar 370.000 maska mbrojtëse vendeve të cilat kishin nevojë. Rumania dhe Gjermania janë vendet e para të cilat pranuan të jenë përgjegjëse për rezervat në territorin e tyre.Operacionet plotësisht janë të financuara nga ana e Komisionit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button