Policia e Maqedonisë së Veriut ka zbuluar 211 emigrantë afër Gjevgjelisë, shoferi është arrestuar

Mbrëmë në orën 23:40 në atarin e fshatit Stojakovë nëpunës të policisë të Qendrës Rajonale për punë Kufitare dhe Migrim – Jug pranë Byrosë për Siguri Publike kanë vërejtur një automjet transportues “daf” me targa të Shkupit, në të cilin kanë gjetur emigrantë nga Bagladeshi dhe Pakistani.

Nga MPB-ja sot informuan se automjeti transportues ka lëvizur nga fshati Stojakovë në drejtim të rrugës rajonale Gjevgjeli-Bogdanc.

Emigrantët janë dërguar në Qendrën Transitore të Pranimit në Gjevgjeli për procedurë të mëtejshme, ndërsa shoferi E.P (27) nga Shkupi është arrestuar në Stacionin Policor Gjevgjeli dhe pas dokumentimi të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button