Shqipëri, 2 të vdekur dhe 74 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë dhe janë regjistruar 74 raste të reja me koranivurin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency(AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë bashkë me rastet e reja është rritur në 3.038 dhe numri i të vdekurve në 81.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet pozitive janë regjistruar në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.

“Vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital dhe pacientë që kanë nevojë për terapi intensive. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve”, theksohet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkohë janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1.744 numrin e të shëruarve dhe aktualisht janë 1.213 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 29.669 testime dhe vazhdojnë testimet për rastet e dyshuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button