Është lajm i rremë se Fatime Fetai është pozitive me koronavirus!

Po recenzojmë një tekst me titull:  ,,Fetai dhe Bubevski pozitiv me koronavirus?’’  në të cilin është plasuar një informacion i rremë që vetëm insinuon, pa pasur në të deklarata zyrtare nga personat e lartpërmendur, as edhe nga ndonjë institucion kompetent përgjegjës për ndjekjen e përhapjes së COVID-19 ose nga Prokuroria publike ku ato punojnë. Qëllimi i parë dhe kryesor i gazetarisë është informacioni i konfirmuar, shkruan Vërtetmatësi.

Foto nga lajmi i recensuar

Përveç kësaj, informacioni i pavërtetuar vendoset në korrelacion edhe me “gjyqësinë kriminele të Zoran Zaevit që e mban të fshehur këtë punë” edhe pse ato në asnjë mënyrë nuk mund të thirren në përgjegjësi për ndjekjen e gjendjes shëndetësore të një personi fizik të caktuar.

,,Dashnorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski janë pozitiv me koronavirus. Gjyqësia kriminele e Zoran Zaevit e mban të fshehur këtë punë’’ shkruan në informacionin që plasohet dhe për të cilin ka vetëm konstatime dhe asnjë burim të vetëm.

Тeksti mbështetet në një status të Milenko Nedellkovskit të publikuar në profilin e tij në Facebook, ndërsa ky postim është shndërruar në ,,lajm” në një portal informativ pa u mbështetur me fakte. Paralelisht bëhet edhe ndërhyrje në jetën personale të personave të lartpërmendur pa pasur interes publik për një gjë të tillë.

Vërtetmatësi e kontaktoi prokuroren Fatime Fetai e cila tha se nuk ka rezultuar pozitive, por që është vënë në vetëizolim dhe që nuk është hera e parë që portalet tentojnë të njollosin emrin e saj pa kërkuar nga ajo qëndrim për problematikën për të cilën shkruhet.

,,Nuk është e vërtetë se jam pozitive me koronavirus. Duke marrë parasysh se kam marrë pjesë në seancat gjyqësore për rastin ,,Моnstra’’ gjatë javës që shkoi bashkë me kolegun i cili rezultoi pozitiv, në pajtim me rekomandimet dhe rregullat unë tani jam në vetëizolim. Portali i lartëpërmenduar as më ka kontaktuar as më ka pyetur në lidhje me atë që ka shkruar.  Për të gjitha ato që i kanë përmendur në shkrim, po them që nuk janë të vërteta dhe nuk shoh arsye për se të reagoj, sepse nuk është hera e parë që shkruajnë kështu për mua”, deklaroi prokurorja Fetai.

Me një informacion të këtillë është bërë shkelje e nenit 1 të Коdit etik të gazetarëve ku është shkruar qartë se gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara. Paralelisht me këtë është bërë shkelje e nenit 7 ku thuhet se gazetari duhet ta respektojë privacinë e një personi. Duke pasur parasysh edhe se ndodhemi në vrullin e një pandemie, autori nuk e ka respektuar as nenin 8 ku thuhet se duhet evituar senzacionalizmi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button