RMV, qytetarëve u janë paguar mbi 14 milionë euro përmes kartelës pagesore vendore

 Mbi 14 milionë euro tashmë u janë paguar qytetarëve përmes kartelës pagesore vendore, me të cilën ata mund të blejnë produkte vendore. Të gjitha kartelat janë shtypur dhe lëshuar për 152.114 qytetarë. Për më tepër, disa prej ankesave të qytetarëve që konsideruan se i plotësojnë kushtet, ato tashmë janë vendosur në ueb faqen “Kupuvam domasno”, ku ata mund të kontrollojnë për kartelën pagesore vendore.

Këtë e kumtoi ministrja e Financave Nina Angellovska në video paraqitje në profilin e saj në Facebook.

“Ky është projekt me të vërtetë i gjerë, kartelat intensivisht merren, me të cilat menjëherë mund të paguhen dhe blihen produkte vendore që janë paraparë”, vlerësoi ministrja.

Gjysma e kartelave janë lëshuar, dhe siç tha ajo, përfshirë 18 korrikun, do të lëshohen të gjitha kartelat e tjera pagesore, dhe ata që i kanë ato do të jenë në gjendje të paguajnë deri më 15 gusht.

Ajo informoi se nga ankesat e pranuara në Sekretariatin e përgjithshëm, nga gjithsej 60 mijë, 20 mijë iu referuan pyetjeve për të cilat tashmë janë përgjigjur, ndërsa 40 mijë për të kontrolluar numrat amë të identitetit.

Për ankesat në lidhje me kartelat për punonjësit shëndetësorë, ajo theksoi se ato kontrollohen me Fondin për shëndetësi.

“Masa për t’u zbatuar në këtë periudhë ishte e gjerë. Mbi 150 mijë tashmë kanë kartela, ata janë duke blerë në mënyrë aktive produkte dhe shërbime nga vendi. Ne gjithashtu kemi përgatitur doracak, për atë se çka janë produkte dhe shërbime vendore”, tha ministrja.

Kjo masë është pjesë e pakos së tretë ekonomike të masave, ndërsa do ta marrin mbi 320 mijë qytetarë, me 28 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button