ME M(B)AJTË E ME BAJTË

Dy folje të rregullta, të afërta sematikisht, po megjithatë të ndryshme. Si t’u gjejmë vend në Fjalor shumë fjalëve shqipe të cilat po na vdesin para sysh?

Duke shfletuar Fjalorin tonë, njeriu shpesh dëshpërohet, sepse ballafaqohet me një realitetet tjetër nga ai që jemi mësuar ta dëgjojmë se: gjuha shqipe është e pasur. Një gjuhë e vjetër si gjuha jonë doemos do të jetë e pasur, mirëpo pasuria e saj leksikore, sintaksore e semantike ka mbetur r shpërndarë në hapësirën e gjerë etnike, nga Kotori e deri në cepin e fundit të Peloponezit, nga fshatrat e harruara shqiptare të Ukrainës, nëpër fshatrat e shumta të Turqisë, në fshatin e skajshëm të Preshevës, nëpër Kosovë, Sanxhak e Mal të Zi e deri në Kalabri e Sicili e ndoshta edhe diku tjetër. Ato pasuri dalëngadalë i mbulon heshtja e pastaj i vret braktisja e fshatrave nga rinia e cila e ka folur me mileniume këtë gjuhë. Nuk ka shtet a pushtet që i del zot kësaj gjuhe, nuk i shkon ndërmend askujt të bëjë një fondacion me të cilin do të bëhen kërkimet e fundit që të shpëtohet ajo që ka mbetur në kasollet e pleqve të vetmuar nëpër fshatrat e largëta, nuk ka ligj që e mbron këtë gjuhë nga sulmet të cilat ia bëjnë mediat elektronike, në radhë të parë, pastaj politikanë e gazetarë duke përzënë në harresë fjalën tonë e duke zëvendësuar atë me leksik të panevojshëm anglez. Si t’u bëjmë vend fjalëve tona në Fjalor?

Të gjithë politikanët para zgjedhjeve gjithandej flasin për gjuhën shqipe. Vazhdimisht na thonë se do ta bëjnë gjuhën shqipe të barabartë me një gjuhë tjetër politikisht. Kjo është në rregull, por neve na duhet që gjuhën shqipe ta mbrojmë e ta ruajmë nga vetvetja: ta vjelim thesarin e saj, ta arkivojmë dhe nëse nuk mundemi të bëjmë sistematizime të ndryshme, atëherë le t’ia lëmë brezit tjetër i cili me siguri nuk do të jetë indiferent ndahj gjuhës. Pa ia siguruar krenarinë dhe dinjitetin gjuhës shqipe, ne kurrë nuk do të jemi të lirë.

Kësaj radhe i kam marrë dy shembuj me të cilët dua ta nxis kureshtjen e të rinjve, ta ngjall interesimin e dikurshëm të arsimtarëve që të merren me gjuhën shqipe e mos ta lënë si pasuri të pazot. Njërën folje e ka fjalori, foljen me mbajtë, por s’e ka foljen me bajtë. Pse? T’i shqyrtojmë së bashku:

Folja me m(b)ajtë,

kuptimet:

Me rrokë me dorë a me duer ose me diçka tjetër e mos me lëshue; me majtë mos me u rrëzue, mos me u përmbysë ose mos me lejue të marrë kahe të padëshirueme: maje timonin mirë,m(b)aje mirë për dore fëmijën se këtu s’kanë kontroll veturat; m(b)aje derën sa s’t’asht rrëzue, m(b)aje plakun për krahu se s’mundet me ecë vet; m(b)aje pushtetin; m(b)aj këto pare, se s’kam ma shumë. Fig. me i ba ballë ndonjë halli, me qëndrue: m(b)aju bre burrë; i ka ba do vjet po ende m(b)ahet mirë; me ia m(b)ajtë anën a krahun dikujt: maju me babën, maja anën mikut, me qëndrue larg ose afër: ti m(b)aju  larg partisë; m(b)aj frenat vet, mos ia lësho grues; m(b)aje njeriun në punë, me m(b)ajtë mësim; me m(b)ajtë ligjërata, fjalim, miting, rend, me m(b)ajtë besën, me m(b)ajtë fjalën, premtimin, etj.

 

Folja me bájtë,

Kuptimet:

Me bájtë ndonjë barrë (kujdes: mund të jetë edhe emri barrë nga folja me bajtë) mbi shpinë, në sup, në krah, mbi kokë tue lëvizë prej nji vendi në tjetrin: me bajtë tesha, këpucë, opinga: Fig. me durue. Më shkoi jeta tu bajtë dru!  Këtij populli çka s’i bëjnë, kush mbërrin e shkel dhe e fyen, ai i bán. Nuk e ke nanë që e bán aq shumë sekretareshën. Fig. për fyerje: Baju, bre! (Ik, largohu, the qafën!)! Báj bythën! Kush bán nuk qán, etj.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button