Mali i Zi regjistroi 60 raste të reja me COVID-19

Mali i Zi ka regjistruar 60 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA). Nga Instituti i Shëndet Publik i Malit të Zi theksuan se janë analizuar 511 mostra, prej të cilave 60 kanë qenë pozitiv ndaj koronavirusit.

“Në mesin e të infektuarve të rinj, shumica janë nga Podgorica, ku janë regjistruar 37 raste të reja. Është zbuluar se 30 të infektuar janë kontakte me raste të konfirmuara më parë, ndërsa për numrin të njëjtë të pacientëve po kërkohet për burimin e infeksionit”, thonë nga instituti.

Në Mal të Zi janë raportuar gjithsej 517 raste me COVID-19 që nga fillimi i qershorit, pesë prej të cilave kanë vdekur si rezultat i komplikimeve të shkaktuara nga virusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button