Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Do të fillojë të fryjë erë e fuqishme veriore, së pari në pjesët veriore ndërsa gjatë ditës edhe në pjesët tjera, veçanërisht përgjatë Vardarit, që do të kushtëzojë uljen e ndjeshme të temperaturës së ditës, veçanërisht në veri. Era do të arrijë shpejtësinë edhe mbi 90 km/orë.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 14 deri në 22, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri 32 gradë.

Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup paradite do të ketë vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm dhe paraqitje të bubullimave. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 19, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 26 gradë.

Nga e mërkura vijon mot me diell me rritje të sërishme të temperaturës së ditës, por me mëngjese më të freskëta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button