fbpx

Lyoni si mace e zezë për Real Madridin

Në një ndeshje luksi të zhvilluar në stadiumin francez të ‘Stade de Gerland’ Lyon dhe ‘mbretërit’ e trajnerit italian, Carlo Ancelotti janë ndarë të barabartë 2:2.

Në fakt, lojtarët e Lyon-it të favorizuar nga terreni si vendas dhe përkrahja e tifozëve të tyre të zjarrtë, arritën të mposhtin portierin e ‘Los Blancos’ Diego Lopez në minutën e 20 me anë të një supergoli të Grenier, i cili vendosi edhe rezultatin e pjesës së parë.

Edhe në pjesën e dytë francezët me anë të një loje të mrekullueshme në mesfushë arritën të shënonin edhe golin e dytë në ndeshjes. Epërsinë e dyfishtë francezëve ua solli Lisandro Lopez në minutën e 62.

Dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, Reali shënoi dy gola për të barazuar rezultatin. Fillimisht për Realin shënoi reprezentuesit spanjoll, Alvaro Moratas i cili ishte i saktë nga pika e bardhë ndërsa rezultatin e barazoi braziliani, Casemiro në minutën e 84 të ndeshjes.

Kjo ishte njëkohësisht edhe ndeshja e dytë për ekipin madridlen nën drejtimin e trajnerit, Ancelotti. Paraprakisht ‘Galaktikët’ kanë shënuar të fitore të thellë 6:0 kundër ekipi anglez, Bournemouth.

Lajme të ngjashme

Back to top button