Zemaj: Ka raste kur i infektuari ka ikur nga QKUK-ja dhe ka shkuar në festën e familjes

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka shprehur shqetësimin e tij për dyshimet që kanë njerëzit për ekzistencën e koronavirusit.

Zemaj në RTV Dukagjini ka thënë se për fat të keq ka raste kur personat që kanë qenë të infektuar me Covid-19 janë larguar nga Klinika Infektive.

“Kemi paralajmëruar Vushtrrinë se një person ka ikur nga Klinika Infektive dhe më pas ka shkuar në festë në familjen e tij të madhe. Normalisht se ka qenë i pritshëm infeksioni ku edhe më pas është rritur numri”.

Zemaj thotë se nëse do të respektoheshin masat nga qytetarët situata do të ishte më ndryshe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button