Subvencionet për inverterë nuk vlejnë për amvisëritë që janë ngrohur me rrymë, deri tani kanë aplikuar 150 qytetarë

Qytetarët të cilët nuk kanë mundësi të lidhen në ngrohje qendrore nuk mund të aplikojnë për subvencione të inverterit nëse deri tani janë ngrohur me energji elektrike. Qyteti i Shkupit, ku të premten njoftuan, se ishte shpallur thirrja për subvencionim të të gjithë sasisë së kondicionerit të blerë inverter deri në shumën 62.000 denarë, sqaron se vetëm qytetarët të janë ngrohur me dru, qymyr naftë kanë të drejtë të aplikojnë dhe duhet të dorëzojnë koftorin, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

“Nëse qytetarët që jetojnë në vendbanime që nuk kanë lidhje ose mundësi për lidhje në ngrohje qendrore, por kanë ngrohur shtëpinë me energjisë elektrike, nuk kanë të drejtë të aplikojnë sepse masa është për të zvogëluar ndotjen për shkak të ngrohjes jo ekologjike”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Deri më tani pas thirrjes nga Qyteti i Shkupit, 150 qytetarë kanë bërë kërkesë. Aplikimi bëhet vetëm në mënyrë elektronike, në mënyrë që të mos krijohen turma para barakës 16 për shkak të koronavirusit.

Sipas kushteve të kësaj thirrjeje publike, do të ketë subvencione për mbi 5.000 qytetarë të Shkupit. Thirrja i përfshin qytetarët të cilët kanë blerë inverter nga 1 janari deri në përfundimin e thirrjes, d.m.th. deri në momentin kur të shteren fondet.

Përveç qytetit të Shkupit, ky projekt i Qeverisë për uljen e ndotjes së ajrit përfshin edhe komunat e Manastirit, Tetovës dhe Kërçovës. Gjithsej 10 milion euro janë dhënë për këtë qëllim nga ndërmarrja shtetërore Centralet elektrike të Maqedonisë së Veriut. Shumica e parave janë transferuar në Qytetin e Shkupit, 5.2 milion euro për 5.200 qytetarë, pastaj në Komunën e Manastirit 2.5 milion euro për 2.500 qytetarë, në Komunën e Tetovës 1.5 milion euro ose për 1.500 banorë dhe në Komunën e Kërçovës 800,000 euro për 800 banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button