Në vjeshtë valë e re e koronavirusit, një pjesë e konvikteve studentore mund të shndërrohen në spitale

Në 10 ditët e kaluara, kriza është përshkallëzuar përsëri në Ballkan. Në Serbi, në shtatë ditë ka pas nga 300 raste në ditë, në Bullgari 150, në BeH 170, në Mal të Zi 57, në Shqipëri 70 dhe 100 në Kosovë. OBSH tha se 60 përqind e rasteve të 10 milion pacientëve ishin regjistruar në qershor. Ka një valë të re kudo, ndërsa te ne erdhi më herët. Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit të masave dhe mosrespektimit të masave të mbrojtjes personale. Skenarët se virusi do të zhduket këtë verë nuk u realizuan, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Virusi do të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë, dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Ky realitet do të zgjasë më gjatë nga që pritej. Faktori i bartjes, vetëm dy ditë është mbi 1, në periudhën tjetër është 0.9. Ka pacientë të regjistruar nga të gjitha moshat, më të zakonshmet janë ata mbi 60 vjeç. Qytetarët duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, vdekshmëria në këtë moshë është më e larta”, tha Ministri.

Deri më tani, janë kryer 68.059 testime në vend. Sipas tij, strategjia e testimit të gjerë intensiv po jep rezultate.

“Në vjeshtë, virusi do të përhapet më fuqishëm, njerëzit nuk do të mund të jenë jashtë, do të jenë më shumë brenda. Kam pasur takime me më tepër drejtorë të disa spitaleve këto ditë dhe jemi duke e shqyrtuar mundësinë e shfrytëzimit të kapaciteteve shtesë spitalore. Po merret në konsideratë edhe mundësia e përdorimit të konvikteve në Manastir dhe Ohër si spitale”, tha Filipçe.

Ai tha që nëse rreziku nga hyrja e qytetarëve të vendeve fqinje mund të kërcënojë sistemin tonë, është e mundur që këto ditë të vendosen masa.

I pyetur nga reporterët për hapjen e kopshteve dhe shkollave në shtator, ai tha se do të ishte rrezik.

“Hapja e kopshteve dhe shkollave, komunikimi më i madh midis të rinjve është rrezik shtesë, prandaj edhe po i bëjmë këto përgatitje për shtretër shtesë. Sërish varet nga të gjithë ne, nëse i respektojmë masat, rreziku i përhapjes së virusit minimizohet. Kjo frekuencë e shpeshtë e njerëzve, muajt e vjeshtës me mot më të ftohtë, mos mundësia që qytetarët për të pritur brenda, në vend se si tani jashtë para një banke për shembull, është rrezik plotësues. OBSH gjithashtu e ka theksuar këtë. Do të duhet të jemi të vetëdijshëm që nëse ka një transmetim të zmadhuar, do të aplikohen masa kufizuese, lëvizja do të kufizohet”, ka informuar Filipçe.

Lidhur me largimin e dy anesteziologëve nga spitali “8 Shtatori”, ai tha se nuk ka mungesë mjekësh.

“Kemi biseduar rreth ndihmës për kolegët anesteziologë, kështu që dy nga klinikat do të shkojnë në “8 Shtator”, por operacionet në klinika nuk do të pësojnë për shkak të kësaj”, shtoi ministri.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit 78 persona janë infektuar me virusin korona, 5 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 172 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 346, i të infektuarve në 7124, të shëruarve 3199, ndërkaq për momentin në vend kemi 3579 raste aktive.

“Kanë ndërruar jetë 5 persona, tre nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një nga Struga. Mosha e tyre është: 80, 70, 77, 63, dhe 86 vjeçare”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button