Roura: Do ta sulmojmë Realin

Zëvendëstrajneri i Barcelonës, Zhordi Roura ndez polemikat në prag të “El Clasicos” së kthimit të Copa del Rey. Numri dy i stolit katalanas e shprehu hapur pakënaqësinë për caktimin e Undiano Mallenco për gjykimin e kësaj supersfidë.

Jordi Roura hedh dyshime mbi gjyqtarin e “El Clasicos” Undiano Mallenco. Zëvendëstrajneri i Barcelonës kujtoi se statistikat e skuadrës katalanase me këtë gjytar nuk janë aspak të mira, duke përmendur faktin që takimin e vetëm që ka humbur skuadra e tij në La Liga e ka gjykuar pikërisht ky arbitër.

“Me Undiano Mallenco numrat tanë janë më të këqinj se me gjyqtarët e tjerë. Të vetmen ndeshje që kemi humbur në La Liga, e ka gjykuar pikërisht ai. E kemi ende në kujtesë tolerance në gjykim në ndeshjen e Kupës para Realit të Madridit. Më e mira që mund të ndodhë është që episodet të kalojë pa u vënë re”, u shpreh Roura.

43-vjeçari siguroi se në “Camp Nou” Barcelona do të bëjë lojën e saj sulmuese, edhe pse është i bindur se Real Madrid do ta kërkojë me ngulm golin.

“Reali është një skuadër e madhe. Askush nuk mund ta parashikojë atë që mund të ndodhë. Atyre u duhet të shënojnë dhe në jemi të bindur që do ta kërkojnë me ngulm golin, por Barcelona nuk spekulon kurrë, do të bëjë lojën e saj sulmuese. Cdo ndeshje që do të luajmë është shumë e rëndësishme dhe përcaktuese, por nëse do ta eliminojmë Realin, do të hedhim një hap shumë të rëndësishëm”, vijoi ndihmësi i Vilanovas.

I pyetur për dyshimet që janë hedhur mbi rendimentin e Messit, Roura u përgjigj me ironi: “Aq më mirë që Lionel Messi nuk është shfaqur në formën më të mirë, sepse do të thotë se presim akomë më shumë nga ai. Gjithësesi, të diskutosh për formën e Messit më duket jashtë logjike”.

Lajme të ngjashme

Back to top button