Shqipëria pa kufizime vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën

Policia njoftoi të hënën se përveç lëvizjeve për në Kosovë e Maqedoni të Veriut, shqiptarët e kanë të kufizuar daljen jashtë shtetit në vendet e tjera, transmeton EN.

Në një deklaratë për shtyp policia tha se qytetarët shqiptarë nuk mund të udhëtojnë në vendet e zonës Schengen me përjashtim të rasteve “ku ka autorizime nga këto shtete”.

Aktualisht kufiri shqiptar mbetet i hapur për të gjithë, por shqiptarët nuk mund të udhëtojnë në vende të tjera veç Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Mali i Zi, lejon kalimin e kufirit nëse paraqet test me rezultat negativ të COVID-19, test i cili duhet të jetë kryer brenda 48 orëve të fundit. “Nëse është një grup mbi 10 vete, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi,” – thuhet në njoftimin e policisë.

Për sa i përket kufirit me Greqinë, “lejohet kalimi vetëm për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke”.

Shqipëria u la jashtë listës së rekomanduar nga Këshilli i Bashkimit Evropian të vendeve me të cilat mund të lejohej lëvizja.

Për përfshirjen e një vendi në të ashtuquajturën “listë të gjelbër” duhej, të ketë prirje në ulje të rasteve të reja, të kishte më pak raste ditore se mesatarja e 14 ditëve të fundit në BE për 100 mijë banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button