Pasi 13-të futbollistë të ekipeve nga Shkupi dhe Gostivari dolën pozitiv me Kovid-19, u anuluan ndeshjet

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka vendosur anulimin e ndeshjeve të balotazhit për Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë-Perëndim, pasi 13-të futbollist kanë marrë rezultat pozitiv në testin Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

“Vendimi është sjellë prej kur rezultatet nga testimi për virusin korona konfirmojnë se 13-të futbollist të ekipit KF Çaklani dhe KF Fortuna janë pozitiv me Kovid-19”, raportojnë nga FFM-ja.

Përveç ekipit nga Gostivari dhe Shkupi, në garën për kualifikim në Ligën e Dytë për sezonin 2020/21, janë edhe ekipet si KF Rosoman dhe KF Slloga Vinica që garojnë për kualifikim në Ligën e Dytë – Lindje.

Ndryshe, Këshilli Drejtues i FFM-së kishte vendosur më herët që Liga e parë do të fillojë më 9 gusht 2020, ndërsa Liga e Dytë do të fillojë më 22 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button