Kacin: Gruevski la në baltë raportuesin Howitt

Komisioni për punë të jashtme i Parlamentit Evropian (PE) e ka shtyrë miratimin e raportit për Maqedoninë, autor i së cilit është raportuesi i Maqedonisë në PE, Richard Howitt. Ai këtë e ka kërkuar vetë sepse kriza politike në Maqedoni ende nuk ka zgjidhje dhe është shqetësuese.

Në vizitat që kishe bërë Howitt në Maqedoni nuk arriti të gjejë zgjidhje të kësaj krize.
Në ndërkohë euro-deputeti slloven, Jelko Kacin përmes rrjetit të tij në Facebook, ka thënë se kryeministri Nikolla Gruevsli e ka lënë në baltë Howitt-in si raportues për Maqedoninë deri sa ky i fundit ka bërë gjithçka që ti ndihmojë vendit për të marrë datë për bisedime.

Kacin ka shtuar se kryeministri maqedonas nuk ka ndërmend ta dëgjojë opozitën dhe vazhdon me politikën e tij, ndërsa nga ana tjetër Crvenkovski ja kthen në të njëjtën mënyrë, komunikim ky që nuk i shërben integrimit dhe demokracisë në Maqedoni, ka përfunduar euro deputeti Jelko Kacin. 

“Në ndërkohë janë bërë pesë turne të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, ndërsa në Maqedoni nuk ekziston komunikim mes oponentëve politikë” shkruan Kacin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button