Prokuroria për “Durmo Turs”: Mbrojtja falsifikoi gjetjet e ekspertëve

Prokurori Darko Jakimovski, i cili përfaqëson rastin “Durmo Turs”, për aksidentin e tmerrshëm të autobusit që ndodhi vitin e kaluar afër fshatit Llaskarcë, në gjykimin e sotëm e diskreditoi këshilltarin teknik të mbrojtjes, transmeton Alsat-M. Gjykimi për këtë rast do të vazhdojë javën e ardhshme.

Jakimovski vërtetoi se këshilltari teknik citoi gjetje të sajuara dhe i prezantoi ato sikur të ishin përgatitur nga ekspertë të Fakultetit të Makinerisë dhe Byrosë së Ekspertizës Gjyqësore. Prokurori Jakimovski i bëri këshilltarit teknik të mbrojtjes një sërë pyetjesh në lidhje me teknikat e aksidentit të trafikut, rrotat, sistemet e frenimit… Por sa herë që prokurori i kërkonte këshilltarit të thoshte saktësisht se nga vinin ato pretendime, reagonin disa nga avokatët e të pandehurve.

Darko Jakimovski, prokuror: Ku i gjetët këto fjalë në ekspertizën e ekspertëve?

Avokati: Përkundrazi, është konstatim i tij.

Dëshmitari teknik i mbrojtjes: Unë i pohoj!

Darko Jakimovski, prokuror: Por, ju iu referoheni ekspertëve.

Ndryshe, në seancat e kaluara u diskutua se pasojat e aksidentit do të ishin ndryshe, nëse nuk do të ishin këta parregullsi. Dëshmitari tregoi se goditja që është bërë nga autobusi, ishte dhjetë herë më e madhe goditja që mund të përballonte rrethoja.

“Prej të gjitha analizave dhe nëse nuk do të kishte lëshime, ajo nuk do të mundte që ta mbajë autobusin”, tha eksperti në një nga seancat e fundit, duke shtuar se “përbërja kimike e bankinës mbrojtëse ka qenë në pajtueshmëri me standardet e atëhershme, përveç vidhës i cili ka shërbyer për lidhje të pjesëve, që është diçka me kualitet më të dobët”.

Rastin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.

Të akuzuar janë 6 persona, dhe atë, pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski. Këta ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale. Në aksidentin që ndodhi më 13 shkurt të vitit të kaluar humbën jetën 16 pasagjerë dhe 38 të tjerë u lënduan.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button