Arabia Saudite e bën të obligueshme përdorimin e maskave gjatë Haxhit

Pelegrinët myslimanë në Haxhin e këtij viti duhet të mbajnë maska në fytyrë tërë kohës.

Kështu njoftuan sot autoritetet saudite.

Ndërsa nga ana e mbikëqyrësve do të sigurohet që të mos ketë mbingarkesë ose tubime gjatë pelegrinazhit, që, në kohë normale, mbledh së bashku më shumë se dy milionë njerëz.

Arabia Saudite ka ulur në mënyrë drastike pelegrinazhin këtë vit, në mes të pandemisë së virusit korona, duke thënë se vetëm ata mijëra që tashmë jetojnë brenda mbretërisë mund të kryejnë Haxhin, që do të fillojë në fund të korrikut, transmeton KS.

Arabia Saudite i ka ndaluar këtë vit pelegrinët nga jashtë mbretërisë në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Edhe pse prej disa javësh mbretëria e ka hequr karantinën dhe shumicën e kufizimeve të vendosura, fluturimet ndërkombëtare mbeten ende të pezulluara.

Mbretëria ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara të Covid-19 në botën arabe, me më shumë se 213 mijë të infektuar dhe më shumë se 1 mijë e 900 të vdekur.

Ndryshe, Bashkësia Fetarë Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut dhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) kanë njoftuar se për shkak të pandemisë nuk do të mund të organizohet një nga detyrimet fetare të myslimanëve, Haxhi 1441/2020.

Ndryshe, Arabia Saudite do të lejojë vetëm “një numër shumë të kufizuar” të njerëzve, të cilët veçmë jetojnë në këtë Mbretëri, të mund ta bëjnë haxhillëkun tradicional, që fillon nga fundi i korrikut.

“Për shkak të situatës me pandeminë me Kovid-19 në nivel global, haxhillëku këtë vit do të mbahet me numër shumë të kufizuar të personave nga të gjitha kombësitë që jetojnë në Arabinë Saudite”, thuhet në kumtesën e Ministrisë për Haxhillëk dhe Umre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button