Zbulim i ri arkeologjik në Himarë

Një tjetër zbulim i madh për arkeologjinë shqiptare dhe më gjerë.

Nga një germim arkeologjik shpëtimi i realizuar së fundi në Himarë, nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimise Kulturore të Vlorës dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore është zbuluar një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë (Shek. XV-XII p.Kr), transmeton OraNews.

Lajmin e ka bërë me dije në një postim në facebook, kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa.

Sipas arkeologëve, zbulimi është i një rëndësie të veçantë, pasi është i pari sit arkeologjik i këtij lloji që zbulohet në bregdetin e Himarës, duke i’a shtuar Hartës Arkeologjike të Shqipërisë edhe një zonë tjetër me varreza tumulare.

Ky është padyshim zbulimi i parë dhe kaq i rëndësishëm pas disa shekujsh në tokën shqiptare në bregdetin jugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button