fbpx

RMV, Numri i studentëve të regjistruar është zvogëluar për 3,6 përqind në krahasim me vitin 2018

Në vitin akademik 2019/2020 në institucionet për arsim të lartë në shtet janë regjistruar gjithsej 51.734 studentë që paraqet ulje për 3,6 përqind në krahasim me vitin paraprak, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Numri më i madh i studentëve, 85,3 përqind janë të regjistruar në institucionet shtetërore për arsim të lartë, ndërsa 14 përqind janë të regjistruar në ato private. Nga gjithsej të regjistruarit, 57 përqind apo 29.515 janë studente.

Në vit të parë të studimeve, për vitin akademik 2019/2020, janë regjistruar 13.701 studentë ose 26,5 përqind, me çka janë përfshirë edhe studentë të cilët për herë të dytë, të tretë dhe më shumë herë e regjistrojnë vitin e parë.

Më së shumti studentë e kanë zgjedhur Universitetin “Shën Qirili dhe Metodij” – Shkup, ku janë regjistruar gjithsej 24.102 studentë.

“Meta.mk” më herët ka shkruar që tetë vitet e fundit numri i studentëve të diplomuar në institucionet për arsim të lartë ka rënë. Vitin e kaluar në institucionet për arsim të lartë kanë diplomuar gjithsej 7.874 studentë që paraqet rritje prej 2,2 përqind në krahasim me vitin 2018. Shumica prej tyre, 5.845 kanë diplomuar në institucionet shtetërore, ndërsa 2.004 studentë në fakultetet private.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që studentët e regjistruar në vitin e parë të ciklit të parë në universitet, do të marrin nga 6 mijë denarë për të mbuluar shpenzimet studentore.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close